Policia Rrugore e Tiranës ka bërë bilancin e punës për një javë, ku janë vendosur me mijëra gjoba për shkelje të qarkullimit rrugor.
Gjatë javës së fundit, janë zbatuar masa të rrepta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë rrugore:
Arrestime dhe procedime penale:
- 9 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
- 2 persona për pa leje drejtimi.
- 14 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.
- 3 largim nga vendi i aksidentit.
Masat administrative:
- 9.318 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,331 në ditë.
- 24 masa për xhama të zinj.
- 618 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.
- 325 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.
- 490 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.
- 2 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.
- 461 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve.
- 6.079 masa për qëndrim të gabuar.
- 696 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent, neni 169.
Pezullime dhe bllokime:
- 15 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.
- 30 raste për tejkalim shpejtësie.
- 5 raste të ndryshme
7 automjete u bllokuan, përfshirë 3 me targa të huaja.
Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor për një udhëtim të sigurt!