Vetëm pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 14-majit dhe në Korçë kanë mbërritur Materialet e votimit. Gjithashtu po vijon shpërndarja për gjithë qarkun. Objektet që do të përdoren si ZAZ do të monitorohen nga policia e shtetit në mënyrë të pandërprerë.
Në bashkinë e Korçës ka 2 ZAZ, nr. 73 dhe 74 dhe mbi 100 mijë votues. Më herët materialet zgjedhore kanë mbërritur edhe në bashkinë e Pogradecit, ku ka 1 ZAZ me nr. 69 me mbi 70000 votues dhe 106 QV.
Nënkryetari i ZAZ 69 në Pogradec, Mondi Mekolli ka folur për këtë proces duke bërë të ditur se nuk ka pasur problematika.
Procesi pritet të vijojë dhe ditën e shtunë në mbrëmje me shpërndarjen e këtyre mjeteve në qendrat e votimeve, par t’i hapur rrugë ditës së diel kur do të mbahen zgjedhjet. Qarku i Korçës ka 7 KZAZ me numra 69, 70, 71, 72, 73, 74, 75. Nga viti 2021 në qark kanë qenë 427 QV dhe 284373 votues.