fbpx
E shtunë, 28 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Marëdhëniet Shqiptaro-Greke, Ministri Dendias: Do të ketë zhvillime të reja këtë vit

Tirana Press by Tirana Press
14/04/23 - 11:21
in Politika
A A
Marëdhëniet Shqiptaro-Greke, Ministri Dendias: Do të ketë zhvillime të reja këtë vit
4
VIEWS

Ministri i Jashtëm i vendit fqinj Greqisë, Nikos Dendias ka rikthyer në vëmendje çështjen e detit me Shqipërinë.

Diplomati grek ka paralajmëruar se këtë vit do të ketë zhvillime, ndërsa tha se “pala shqiptare po përgatit të nënshkruajë dhe t’i dorëzojë Presidentit një prokurë, në mënyrë që ekipit negociator t’i jepet mundësia për të diskutuar me Greqinë për këtë çështje”.

“Kur do të ndodhë kjo?

Lexo mëShumë

Mitsotakis: Me Shqipërinë duam marrëdhënie të mira

Mbyllja e komunave paralele në veri, reagon BE: Rrezikohet përshkallëzim i situatës

Këtë duhet ta përcaktojë kryeministri i Shqipërisë, por mendoj se nuk do të jetë shumë vonë”, tha Nikos Dendias.

Dendias ka thënë se në marrëdhëniet me Shqipërinë në një masë të madhe ka ndryshuar modeli dhe se ai beson  në miqësinë greko-shqiptare apo edhe tek ura lidhëse e  minoritetit grek.

“Unë besoj në miqësinë greko-shqiptare. Unë besoj se minoriteti grek është një urë lidhëse që lidh dy vendet dhe dua t’ju them se Shqipëria duhet t’i kushtojë vëmendje diçkaje nga pala greke.

Shqipëria e ka pranuar absolutisht atë që ne i propozojmë Turqisë, pra një bashkë-premtim të zgjerimit të ujërave territoriale. Shqipëria tha drejtpërdrejt se Greqia mund të zgjerojë ujërat e saj territoriale. Pra, mendoj se duhet pasur kujdes për pozitën e guximshme shqiptare”, tha ndër të tjera Dendias.

Në parlamentin grek, më 20 janar 2021 u miratua projektligji për zgjerimin e ujërave territorialë të vendit nga 6 në 12 milje në Detin Jon.

Ky vendim u shoqërua me debate dhe reagime të shumta në Shqipëri për faktin se sa mund të ndikojë vendimi i Greqisë në zonën ekskluzive ekonomike dhe efekti i ishujve grekë në përcaktimin e zonave detare mes dy vendeve. Kështu që kjo çështje u vendos që të ndahej në Hagë.

Tags: Greqi - ShqipëriNiko Dendias

Artikuj të Ndërlidhur

Mitsotakis: Me Shqipërinë duam marrëdhënie të mira
Rajoni

Mitsotakis: Me Shqipërinë duam marrëdhënie të mira

09/09/24 - 09:18
8
Mbyllja e komunave paralele në veri, reagon BE: Rrezikohet përshkallëzim i situatës
Politika

Mbyllja e komunave paralele në veri, reagon BE: Rrezikohet përshkallëzim i situatës

31/08/24 - 11:11
10
Gratë në Afganistan sfidojnë talebanët: Zëri im nuk është i ndaluar!
Bota

Gratë në Afganistan sfidojnë talebanët: Zëri im nuk është i ndaluar!

29/08/24 - 07:05
5
Censuruan të vërtetat mbi pandeminë, Zuckerberg: Jam penduar që iu nënshtrova presionit të Biden
Politika

Censuruan të vërtetat mbi pandeminë, Zuckerberg: Jam penduar që iu nënshtrova presionit të Biden

27/08/24 - 06:12
8
Next Post
Plagosen dy pasagjerët në aksidentin rrugor Qafë Thanë-Prrenjas

Plagosen dy pasagjerët në aksidentin rrugor Qafë Thanë-Prrenjas

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.