fbpx
E mërkurë, 4 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Manuali për oficerët italianë të Gjadrit në Shqipëri: Mos flirtoni me gratë shqiptare, kujdes me veshjen

Tirana Press by Tirana Press
06/08/24 - 10:54
in Aktualitet
A A
Manuali për oficerët italianë të Gjadrit në Shqipëri: Mos flirtoni me gratë shqiptare, kujdes me veshjen
11
VIEWS

 Një manual këshillimesh dhe rregullash është dorëzuar tek të gjithë oficerët italianë që do të vendosën në kampin e Gjadrit në Shqipëri. Sipas “La Reppublica“, instruksionet e dhënë nga Ministria e Brendshme italiane, i kanë të gjithë që nga mënyra se si duhet të vishen, deri tek mënyra sesi duhet që të pinë kafe.

“Shmangni marrëdhëniet me gratë shqiptare. Një burrë që sheh gruan e tij duke u përballur nga një burrë tjetër, mund të reagojë keq,”-shkruhet në manual, që në një pikë përfshin edhe veshjen: Duke qenë se janë një popull modest, lakuriqësia apo veshja jo e përshtatshme në publik nuk është e mirëpritur.

Manuali për oficerët italianë të Gjadrit në

KËSHILLAT DHE RREGULLAT: 

Lexo mëShumë

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Po ktheheshin nga dasma, makina me 5 pasagjerë përplaset me smart-in në aksin Berat-Lushnjë

Popullsia shqiptare është shumë mikpritëse, por duhet të merren parasysh disa masa paraprake të dobishme:

– Shqiptarëve nuk u pëlqen të nënvlerësohen në kuptimin që mos iu paraqisni kurrë me një qasje superiore.

– Ata janë një popull modest, ndaj lakuriqësia apo veshja jo e duhur në publik nuk është e mirëseardhur.

– Shmangni shoqërimin e grave shqiptare në kontekste të ndryshme dhe në mënyrë kategorike. Është një shoqëri më konservatore, sidomos në veri të vendit. Burri që e di ose e sheh gruan e tij duke dalë me një burrë tjetër, mund të reagojë keq.

– Shqipëria është një vend shumë i sigurt, nuk ka mikrokrim (as vjedhje, as grabitje, as ngacmime seksuale). Prandaj mos kini qëndrime mosbesimi.

– Në Shqipëri nuk ka fanatizëm fetar. Pavarësisht se është një vend me shumicën e besimeve myslimane, ekziston një bashkëjetesë paqësore e njerëzve të ndryshëm.

Testi i parë nga Inxhinierët Ushtarakë, për të hapur vetëm një pjesë të qendrës së pritjes së emigrantëve në Gjadër, është caktuar në 20 gusht, i dyti që duhet të japë dakordësinë për dorëzimin përfundimtar në Ministrinë e Brendshme është për 1 shtator. Dhe nisja e kontingjentit të parë prej 500 personash, përfshirë policinë, karabinierët dhe policinë financiare, të cilët do të duhet të sigurojnë funksionimin e protokollit të Shqipërisë, është planifikuar gjithashtu për 20 gusht.

Dy qendrat e emigrantëve të drejtuar nga italianët janë ndërtuar në Shëngjin dhe në Gjadër, rreth 45 milje në veri të kryeqytetit shqiptar, Tiranës. I pari në portin e Shëngjinit përmban katër ndërtesa të mëdha dykatëshe me një sipërfaqe prej 6000 metrash katrorë. Plani do zbatohet për njerëzit nga vendet e konsideruara “të sigurta” nga qeveria italiane si Tunizia, Egjipti, Algjeria, Nigeria, Maroku dhe Bangladeshi. Në Shqipëri, do të strehohen rreth 3 mijë emigrantë, të cilëve në rast se iu refuzohet kërkesa për azil nga Italia, do të kthehen në vendet e tyre të origjinës.

Tags: kampin e Gjadrit në Shqipëri.manualmos flirtoni me grate shqiptare

Artikuj të Ndërlidhur

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat
Aktualitet

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

30/09/24 - 12:02
5
Po ktheheshin nga dasma, makina me 5 pasagjerë përplaset me smart-in në aksin Berat-Lushnjë
Aktualitet

Po ktheheshin nga dasma, makina me 5 pasagjerë përplaset me smart-in në aksin Berat-Lushnjë

30/09/24 - 08:34
7
Tiranë, 24-vjeçari dhu*on bashkëjetuesen, ajo tenton vetëvrasjen duke u hedhur nga kati i dytë i banesës
Aktualitet

Tiranë, 24-vjeçari dhu*on bashkëjetuesen, ajo tenton vetëvrasjen duke u hedhur nga kati i dytë i banesës

31/08/24 - 11:18
9
Konfirmohen edhe 3 raste të reja me virusin ‘Ethet e Nilit’ në Elbasan
Shqipëria

Konfirmohen edhe 3 raste të reja me virusin ‘Ethet e Nilit’ në Elbasan

31/08/24 - 08:59
7
Next Post
Presidenti i Venezuelës i shpall luftë WhatsApp: Përdoret nga fashistët

Presidenti i Venezuelës i shpall luftë WhatsApp: Përdoret nga fashistët

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.