fbpx
E premte, 6 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Magjia e shikimit, ja si e përshkruajnë ekspertët

Tirana Press by Tirana Press
08/05/23 - 07:00
in Jetë
A A
Magjia e shikimit, ja si e përshkruajnë ekspertët
1
VIEWS

Forma dhe pamja e syve tregojnë karakteristika të personalitetit, por mbi të gjitha llojet e ndryshme të vështrimeve janë manifestim I ndjenjave dhe qëllimeve të një njeriu. Ekspertët ju listojnë disa karakteristika se si mund t’i interpretojmë.

Vështrime që flasin

Një vështrim, thuhet, vlen sa një mijë fjalë… Në fakt, sytë nuk janë vetëm instrument i shikimit, por edhe një mjet i fuqishëm komunikimi: më shumë dhe më mirë se gjuha, në fakt shprehin humorin dhe ndjenjat tona. Nëpërmjet syrit dhe shikimit ne mund të kemi kontakt të drejtpërdrejtë dhe intim me njerëzit që kemi përballë. Jo më kot përdoret shprehja “Më shiko në sy!” kur i kërkojmë dikujt të krijojë kontakt të drejtpërdrejtë dhe të thellë.

Lexo mëShumë

Shkenctarët bërthamorë: Ora e Ditës së Kijametit afrohet me 90 sekonda

Njihuni me qytetin indian ku askush nuk ka uri

Mjet komunikimi

Kjo “gjuhë” e syve i detyrohet nga njëra anë pamjes së jashtme të tyre, sepse forma të ndryshme të syve sinjalizojnë nuanca të ndryshme të personalitetit dhe ngjallin ndjesi të ndryshme tek vëzhguesi. Por sytë, përveç kësaj, mund të përdoren edhe si mjet komunikimi nëpërmjet drejtimit të shikimit, kohëzgjatjes dhe intensitetit, të cilat kanë kuptimin e tyre specifik: janë sinjale që, nëse lexohen në mënyrën e duhur, mund të zbulojnë gjendjen shpirtërore dhe synimet e individit.

Edhe qepallat flasin për ne

Qepallat me prirjen dhe lëvizjet e tyre ndihmojnë për t’i dhënë formë dhe shprehje syve. Nëse qepallat e sipërme janë të plota dhe të shtrënguara, ato zmadhojnë syrin dhe tregojnë një karakter aktiv, dinamik dhe të palodhur. Në të kundërt, nëse qepallat e sipërme janë të holla dhe jo shumë të ngushta, duke krijuar një zgavër mbi sy, ato tregojnë mungesën e rezistencës si intelektualisht ashtu edhe fizikisht. Edhe pulsimi i qepallave tregon diçka. Personi mesatar i rritur i mbyll sytë çdo 20 sekonda; njerëzit që e bëjnë këtë më rrallë tregojnë një karakter më energjik. Anasjelltas, pulsimi më i shpeshtë është një shenjë shqetësimi dhe madje një gënjeshtër e mundshme.

Qerpikët: Të gjatë e të lakuar, apo të shkurtër e të drejtë

Edhe qerpikët kanë kuptimin e tyre. I gjatë dhe i lakuar do të tregonte një karakter sentimental dhe emocional, me një shpirt ëndërrimtar. Personi me këto karakteristika do të ishte i prirur për ta dashuruar jetën. Nga ana tjetër, ata me qerpikë të shkurtër dhe të drejtë cilësohen si realistë. Ky lloj personi nuk i pëlqen të ëndërrojë me sy të hapur, por përpiqet të jetë i vendosur dhe i drejtpërdrejtë në çdo gjë që bën.

Tags: Shikimi

Artikuj të Ndërlidhur

Shkenctarët bërthamorë: Ora e Ditës së Kijametit afrohet me 90 sekonda
Bota

Shkenctarët bërthamorë: Ora e Ditës së Kijametit afrohet me 90 sekonda

25/01/24 - 01:36
12
Njihuni me qytetin indian ku askush nuk ka uri
Jetë

Njihuni me qytetin indian ku askush nuk ka uri

13/06/23 - 08:23
10
Vetitë ushqyese të kërminjëve në gatim e kozmetikë
Shije

Vetitë ushqyese të kërminjëve në gatim e kozmetikë

08/06/23 - 03:03
8
Zbulohen rracat më agresive në botë të katërputroshëve, a është qeni juaj në listë?
Jetë

Zbulohen rracat më agresive në botë të katërputroshëve, a është qeni juaj në listë?

31/05/23 - 01:08
9
Next Post
Ora e së vërtetës po troket për “Zonjën e Vjetër”

Ora e së vërtetës po troket për “Zonjën e Vjetër”

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.