Këngëtari Shkodran Luiz Ejlli do të mbetet gjatë në memorien e qyetarëve për shkak të lojës që bëri në Reality Show-n më të ndjekur në vend Big Brother Albania Vip në edicionin e saj të dytë.
Jo vetëm për publikun por Ejlli u bë një mbështetje për të gjithë këngëtarët shqiptarë duke kënduar pjesë të këngëve më të bukura ndër vite.
Repertorit të këngëve të debutuara gjatë 133 ditëve të qëndrimit në shtëpi nuk i shpëtuan as këngët e reperit Noyzi dhe grupit të tij OTR.
Shpesh herë gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e Big Brother, 37-vjeçari kishte shprehur disa herë dëshirën se një ndër artistët që ai kishte dëshirë të bashkëpunonte ishte dhe reperi Rigels Rajku i njohur për publikun si Noyzi.
Gjatë një koncerti në një nga clubet më të njohura të Tiranës, ata u ngjitën sëbashku në skenë ku performuan këngët e njëri tjetrit.
E teksa dhuruan atmosferë për publikun, dyshja njëherësh paralajmëruar para turmës së fansave edhe një bashkëpunim.
Mes ovacioneve të shumta, ai tha se përtej shakave, Luiz sapo të marrë veten do ta fusë në studio dhe nuk do ta lejojë që të dalë për një muaj prej aty.
Kështu, reperi la të kuptohet se fituesi i Big Brother VIP Albania 2 mund t’i bashkohet label-it OTR së shpejti.