Si duket, Luiz Ejlli vështirë se do të heq dorë nga pëlqimi që ka ndaj banores Kiara Tito. Gjë që e ka shfaqur që në mbrëmjen e parë, kur ka nisur Big Brother Vip 2.
Teksa kanë folur për dyshen Dea-Amos, nuk ka nguruar të nis si në lojë edhe ngacmimet ndaj Kiarës duke i shpehur hapur pëlqimin që ka për të.
Në bisedë, ndër të tjera, Kiara tha ata shkojnë shumë me njëri-tjetrin
Por sigurisht që Luizi nuk e linte këtë situatë pa kaluar me batuta.
Kiara: Shkojnë ata, nga mënyra se si janë, si flasin, në qetësi.
Luizi: Po dhe ne shkojmë!
Kiara: Unë jam e shkathët fare njëherë, nuk mbahem!
Luizi: Dy gurë bashkë nuk i lë!