Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky përmes një reagimi në rrjete sociale tha se “më shumë se 60 muze dhe galeri në rajone të ndryshme të vendit Ukrainës janë shkatërruar ose dëmtuar gjithashtu nga pushtuesit” që nga fillimi i luftës.
Zelensky tha se dy gra u vranë në një sulm rus duke përdorur raketa S-300 në muzeun Kupyansk në rajonin e Kharkiv . Qyteti është rreth 10 kilometra nga vijat e frontit.
Ai tha gjithashtu se një kishë u shkatërrua nga një sulm rus në rajonin jugor të Khersonit.
“Kjo kishë u bë një nga qindra kishat dhe shtëpitë e lutjeve të shkatërruara nga sulmet ruse,” tha ai.
Gjithashtu Zelensky pretendoi se forcat ruse kishin hyrë në shtëpinë e një aktivisti tatar, Abduresheet Dzhepparov, në Krime. “Ai është një nga përfaqësuesit e lëvizjes kombëtare tatare të Krimesë, një aktivist i të drejtave të njeriut, një qytetar i Ukrainës. Nuk dihet se ku është tani, çfarë po ndodh me të, tha ndër të tjera Zelensky. ”