fbpx
E premte, 20 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Lihen në harresë pa bursa dhe zbrazin xhepat e studentëve: U dha 4-5 muaj me vonesë

Tirana Press by Tirana Press
28/01/23 - 01:10 - Updated On 04/02/23 - 12:58
in Sociale
A A
Lihen në harresë pa bursa dhe zbrazin xhepat e studentëve: U dha 4-5 muaj me vonesë
33
VIEWS

Vazhdojnë të lënë xhepat bosh të studentëve ekselentë dhe ata në nevojë pasi nuk i kanë marrë ende bursat.

“Dimri i gjatë i studentëve” është quajtur raporti i monitorimit, realizuar nga Qëndresa Qytetare, që evidenton, se në të paktën 3 vitet e fundit studentët e ekselencës dhe ata në nevojë ekonomike, që përfitojnë bursë në masën e 100 mijë lekëve të vjetra në muaj, e kanë marrë këtë bursë me 4-5 muaj vonesë.

Mateo Yskollari, student: Po flas nga rasti im konkret. Unë vij nga një familje me të ardhura mesatare. Fatmirësisht kam një motër, por fatkeqësisht për familjen time e kam binjake. Duhet t’i ndjekim të dy në të njëjtën kohë studimet e larta.

Lexo mëShumë

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Nis viti i ri shkollor, 28 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës

Ritvana Hajdari, studente: Janë bërë pothuajse 5 muaj dhe ne nuk po i marrim bursat. Nuk e dimë arsyen që po vonohen, ndërkohë që ne kemi nevojë më shumë se kurrë. Në vend që të pretendonim rritjen e masës së bursës, për shkak të rritjes së çmimeve, ne nuk po i marrim fare. Nuk kemi pse pyesim pse po ikin të rinjtë.

Migen Qiraxhi, Qëndresa Qytetare: Administratat e universiteteve të cilat ne i kemi parë që janë këmbëshpejta, kur bëjnë tendera makinash, karburantesh, etj. Këta këmbëshpejtë duket sikur janë obezë e mezi lëvizin, kur vjen puna tek shpërndarja e bursave që i përfitojnë rreth 40 mijë student nga niveli bachelor deri në master.

Ina Zhupa, Deputete, Përfaqësuese e PD-së: Ndërkohë që duhet të ketë penalitete jo vetëm për institucionet, por edhe për punonjësit direkt që të ndërgjegjësohen, për t’i reflektuar menjëherë kërkesat ligjore, për mbështetjen financiare të studentëve meritorë dhe socialë.

Gevio Tabaku, Qëndresa Qytetare: Ne realizuam një anketim dhe i pyetëm studentët, nëse i kanë marrë bursat dhe 98% e tyre u përgjigjën se nuk i kanë marrë ende. Edhe vitin e shkuar studentët i morën bursat në muajin shkurt. Siç e merr rrogën ministrja, rektori, pedagogët, administratori etj, që i marrin në datë fikse, ashtu do të donim edhe ne studentët që t’i merrnim në kohë bursat tona.

Artikuj të Ndërlidhur

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo
Sociale

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

03/01/25 - 09:19
78
Nis viti i ri shkollor, 28 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës
Sociale

Nis viti i ri shkollor, 28 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës

09/09/24 - 08:27
9
Fundjavë e nxehtë, mot i përshtatshëm për të shkuar në plazh
Sociale

Fundjavë e nxehtë, mot i përshtatshëm për të shkuar në plazh

31/08/24 - 08:07
11
Grida Duma analizon gjuhën e Metës ndaj SPAK: S’ka ndodhur kurrë…
Shqipëria

Rrëfimi i rrallë i Grida Dumës: Ju tregoj rrëzimin tim, mendimi i parë pasi…

31/08/24 - 08:02
11
Next Post
Këngëtarja konfirmon lajmin: Po, jam e martuar!

Këngëtarja konfirmon lajmin: Po, jam e martuar!

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.