Ligjvënësit kryesorë të BE-së ranë dakord për disa ndryshime në projekt-rregullat mbi inteligjencën artificiale.
Ata hartuan një projekt ligj për të frenuar inteligjencën artificiale gjeneruese siç është ChatGPT.
Pas marrëveshjes nga dy komisionet e Parlamentit Evropian përgjegjës për këtë çështje, seanca plenare tani do të votojë draftin muajin e ardhshëm, pas së cilës ligjvënësit do të finalizojnë detajet me vendet e BE-së dhe Komisionin Evropian.
Kujtojmë se inteligjenca artificiale po avancon me ritme galopante.