Dy ditë më parë janë zbuluar dy shtëpi bari në mes të qytetit të Vlorës. Nga goditja e veprimtarisë kriminale, 6 persona kanë rrënë në pranga e mes tyre dhe 4 elektriçistë të OSHEE të cilët janë korruptuar kundrejtë parave për të lënë të qetë kultivuesit të cilët e rrisnin drogën në mënyrë artficiale nëpërmjet llampave elektrike.
Sot janë paraqitur në Gjykatën e Shkallës së Parë, 4 elektriçistët e arrestuar pas zbulimit të dy shtëpive të barit në Vlorë dhe fshatin Kropisht.
Mësohet se Niko Dhimaj dhe Florjan Çaushaj banues në fshatin Kropisht si edhe Edmond Begaj dhe Gentjan Metushi i kanë shpëtuar burgut.
Në një seancë gjyqësore që zgjati më tepër se 1 orë Gjykata e Vlorës vendosi për ta masën e sigurisë “arrest shtëpie” nën argumentin e mospërfshirjes direkte në këtë ngjarje kriminale.
Ndërkohë, katër të rinjtë do të mbahen nën vëzhgim derisa hetimet të përfundojnë.