fbpx
E premte, 9 Maj, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Legalizimi i pallatit 7-katësh, lirohet nga burgu ish-drejtori i ASHK në Sarandë

Tirana Press by Tirana Press
19/03/24 - 12:45
in Aktualitet
A A
Legalizimi i pallatit 7-katësh, lirohet nga burgu ish-drejtori i ASHK në Sarandë
4
VIEWS

Gjykata e Sarandës ka liruar sot një tjetër të ndaluar në kuadër të operacionit të zhvilluar të mërkurën për ekzekutimin e 11 urdhër ndalimeve të lëshuara nga Prokurorja Silvana Belishta, lidhur me ndërtimin pa leje dhe më pas legalizimin e një hoteli 7 katësh në pronësi të ish-drejtorit të ALUIZNI Sarandë, Mariel Murati.

Në seancën e zhvilluar në orën 10:00 të së martës, është paraqitur Andri Dhima, ish-Drejtor i ASHK Sarandë. Ai u vetëdorëzua të shtunën në një nga pikat e kalimit kufitar, pasi ishte shpallur në kërkim për “shpërdorim detyre” në kuadër të këtij operacioni. Prokurorja Silvana Belishta ka kërkuar “Arrest në shtëpi” për 36-vjeçarin Dhima. Por gjyqtari Mikel Hysometaj ka vendosur në përfundim të seancës masën e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për Dhimën. Ndaj këtij të fundit është aktive edhe një masë tjetër sigurimi “Garanci pasurore” për një dosje të vitit 2022.

Nga 9 të ndaluarit në kuadër të operacionit të 5 ditëve më parë, vetëm dy prej tyre janë lënë në masën “Arrest në shtëpi” ndërsa 7 të tjerë janë lënë në masën “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Gjyqtari Mikel Hysometaj nuk ka pranuar në total 5 masa sigurimi të kërkuar nga Prokuroria, duke i ndryshuar ato dhe liruar përfundimisht të dyshuarit.

Lexo mëShumë

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Po ktheheshin nga dasma, makina me 5 pasagjerë përplaset me smart-in në aksin Berat-Lushnjë

Në kërkim për këtë dosje vazhdojnë të jenë Mariel Murati, ish-drejtor i ALUIZNI Sarandë, i dyshuar për “falsifikim dokumentesh” dhe “ndërtim i paligjshëm” dhe Kozeta Statha, ish-Drejtore e ASHK Sarandë, e dyshuar për “shpërdorim detyre”. Ndaj kësaj të fundit ka një tjetër masë sigurimi aktive “Arrest në burg” prej marsit 2022, për një dosje për të cilën tashmë kanë filluar edhe proceset gjyqësore.

Tags: ALUIZNIksamillirohet nga burgusarande

Artikuj të Ndërlidhur

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat
Aktualitet

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

30/09/24 - 12:02
5
Po ktheheshin nga dasma, makina me 5 pasagjerë përplaset me smart-in në aksin Berat-Lushnjë
Aktualitet

Po ktheheshin nga dasma, makina me 5 pasagjerë përplaset me smart-in në aksin Berat-Lushnjë

30/09/24 - 08:34
7
Tiranë, 24-vjeçari dhu*on bashkëjetuesen, ajo tenton vetëvrasjen duke u hedhur nga kati i dytë i banesës
Aktualitet

Tiranë, 24-vjeçari dhu*on bashkëjetuesen, ajo tenton vetëvrasjen duke u hedhur nga kati i dytë i banesës

31/08/24 - 11:18
9
Konfirmohen edhe 3 raste të reja me virusin ‘Ethet e Nilit’ në Elbasan
Shqipëria

Konfirmohen edhe 3 raste të reja me virusin ‘Ethet e Nilit’ në Elbasan

31/08/24 - 08:59
7
Next Post
Vendimi i Gjykatës së Lartë për PD, Bardhi: Apeli t’i japë fund absurdit

Vendimi i Gjykatës së Lartë për PD, Bardhi: Apeli t’i japë fund absurdit

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.