fbpx
E enjte, 5 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Lajm i mirë për shqiptarët, laburistët anulojnë planin Ruanda, 90 mijë emigrantë do fitojnë azil

Tirana Press by Tirana Press
18/07/24 - 08:54
in Aktualitet
A A
Lajm i mirë për shqiptarët, laburistët anulojnë planin Ruanda, 90 mijë emigrantë do fitojnë azil
9
VIEWS

 Qeveria e re e laburistëve në Britaninë e Madhe, do t’i japë mundësinë 90 mijë emigrantëve që ishin pjesë e listave që do të deportoheshin në Ruanda, që të kenë mundësinë që të përfitojnë azil me procedurë të përshpejtuar.

Sipas Daily Mail, Sekretarja e Brendshme Yvette Cooper pritet të zbulojë legjislacionin e ri me të cilin në fillim të kësaj jave do të nisë procesi për shqyrtim të kërkesave për azil për mijëra njerëz që kishin frikë se mund të largoheshin nga ishulli.

Këshilli i Refugjatëve vlerëson se do t’u jepet azil rreth 90,000 emigrantëve, pavarësisht se kanë hyrë ilegalisht në Britani, 36,000 prej të cilëve jetojnë aktualisht në hotele që i kushtojnë taksapaguesve britanikë 2.9 milionë paund në ditë.

Lexo mëShumë

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Po ktheheshin nga dasma, makina me 5 pasagjerë përplaset me smart-in në aksin Berat-Lushnjë

The Telegraph nënvizon se zyrtarët pritet t’u japin përparësi azilkërkuesve nga vendet të cilësuara “të sigurta” si Vietnami, Shqipëria, Egjipti dhe India, që përbëjnë edhe 30% të shifrës së përgjithshme të azilkërkuesve.

Gazeta gjithashtu kupton se masa nuk do të kërkojë ndonjë ndryshim në Aktin e Migrimit të Paligjshëm të Rishi Sunak, i cili u miratua vitin e kaluar.

Kjo për shkak se ish-kryeministri nuk aktivizoi kurrë dy elementë të aktit – që çdo kërkesë për azil e bërë në 18 muajt e fundit do të konsiderohej e papranueshme dhe ato më pas do të deportoheshin në Ruandë – gjë që do të kishte penguar zbatimin e planeve të Laburistëve.

Tags: Angliazilemigrant shqiptareligji

Artikuj të Ndërlidhur

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat
Aktualitet

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

30/09/24 - 12:02
5
Po ktheheshin nga dasma, makina me 5 pasagjerë përplaset me smart-in në aksin Berat-Lushnjë
Aktualitet

Po ktheheshin nga dasma, makina me 5 pasagjerë përplaset me smart-in në aksin Berat-Lushnjë

30/09/24 - 08:34
7
Tiranë, 24-vjeçari dhu*on bashkëjetuesen, ajo tenton vetëvrasjen duke u hedhur nga kati i dytë i banesës
Aktualitet

Tiranë, 24-vjeçari dhu*on bashkëjetuesen, ajo tenton vetëvrasjen duke u hedhur nga kati i dytë i banesës

31/08/24 - 11:18
9
Konfirmohen edhe 3 raste të reja me virusin ‘Ethet e Nilit’ në Elbasan
Shqipëria

Konfirmohen edhe 3 raste të reja me virusin ‘Ethet e Nilit’ në Elbasan

31/08/24 - 08:59
7
Next Post
15 vite martesë, shokon vëllai i Michael Schumacker: Jam gay

15 vite martesë, shokon vëllai i Michael Schumacker: Jam gay

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.