Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur ditën e sotme në Durrës. Dyshohet se një vajzë e kanë hedhur nga kati i dytë i një hoteli.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se vajzën me shtetësi të huaj, e ka hedhur një mashkull, me të cilin ishin në objektin që shërben si hotel pranë Prefekturës .Fatmirësisht vajza ka rënë mbi çadrën e lokalit që ndodhej aty pranë dhe ka shpëtuar. Në vendngjarje ka mbërritur policia e Durrësit.