Digjet një automjet tip Opel në Lagjen Besëlidhja në Lezhë. Mjeti ka qenë i parkuar dhe është në pronësi të një punonjësi të Policisë.
Burime bëjnë me dije se dyshohet se djegia e mjetit të jetë bërë i qëllimshëm.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes teksa po heton në lidhje me rastin. Falë ndërhyrjes së zjarrfikësve, mjeti është arritur të mos digjet plotësisht.