fbpx
E shtunë, 27 Shtator, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Laçi dhuron spektakël dhe përmbys me ‘rikoshet’ golash Teutën, kthen sytë nga Europa

Tirana Press by Tirana Press
30/01/23 - 04:00 - Updated On 04/02/23 - 12:58
in Sport
A A
Laçi dhuron spektakël dhe përmbys me ‘rikoshet’ golash Teutën, kthen sytë nga Europa
4
VIEWS

Laçi merr një tjetër tre pikësh dhe futet në garë për një vend në zonën evropiane pas fitores 4-3 ndaj Teutës. Kurbinasit përmbysën durrsakët në një ndeshje me bollëk golash dhe emocione deri në fund.

Fitorja e dytë radhazi për bardhezinjtë me poker, duke dëshmuar se mbetet një rival i fortë. Nga ana tjetër, përfundon magjia e të besuarve të Edi Martinit, teksa pësojnë humbjen e parë për këtë vit. Miqtë durrsakë e nisën mjaft mirë ndeshjen.

Pasi kaluan në avantazh në minutën e 12-të me anë të Lorenc Vilës, në të 16-ën dyfishojnë shifrat me Kallakun, i cili tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Por Laçi reagon shpejt dhe në minutën e 21-të ngushton shifrat me Adeleken, që nuk fal përballë Qirkos.

Lexo mëShumë

Kosova bëhet gati për ndeshjen mes kaosit, trajneri: E vështirë, Qipro ka lojtarë të fortë

Si u transferua Broja tek Everton, zbulohen detajet marrëveshjes së minutës së fundit

Pa kaluar as tri minuta është Babatunde që barazon shifrat në 2-2, rezultat që çon skuadrat në dhomat e zhveshjes. Kurbinasit vijuan me presionin dhe në minutën e 68-të shpërblehen me një gol të bukur të Ujkës, që kalon skuadrën në avantazh.

Teuta mundohet të reagojë, por ndëshkohet me një kundërsulm. Është sërish Adeleke që shënon në minutën e 72-të për Laçin. Djemtë e Detit provojnë të rifuten në lojë, arrijnë të ngushtojnë në minutën e 90-të, kur Gruda çon shifrat në 4-3, por të pafuqishëm për të shkuar më shumë, pasi vendasit mbrojnë fitoren në minutat shtesë.

Artikuj të Ndërlidhur

Kosova bëhet gati për ndeshjen mes kaosit, trajneri: E vështirë, Qipro ka lojtarë të fortë
Sport

Kosova bëhet gati për ndeshjen mes kaosit, trajneri: E vështirë, Qipro ka lojtarë të fortë

09/09/24 - 09:01
210
Si u transferua Broja tek Everton, zbulohen detajet marrëveshjes së minutës së fundit
Sport

Si u transferua Broja tek Everton, zbulohen detajet marrëveshjes së minutës së fundit

31/08/24 - 10:01
8
Sot hidhet shorti i Champions League, çfarë duhet të dini për formatin e ri
Sport

Sot hidhet shorti i Champions League, çfarë duhet të dini për formatin e ri

29/08/24 - 12:12
15
ZYRTARE/ Klaus Gjasula tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare
Sport

ZYRTARE/ Klaus Gjasula tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare

28/08/24 - 12:30
63
Next Post
Tmerronte banorët me kallashnikov në lagje, arrestohet i riu në Laç

Tmerronte banorët me kallashnikov në lagje, arrestohet i riu në Laç

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.