Personi që shihni në foto është Jurgen Veshi, 24-vjeçari që humbi jetën gjatë punës në gurore ditën e djeshme në fshatin Brataj, Vlorë. Policia njoftoi dje se i riu ndërroi jetë, pasi gjatë punimeve me skrep u dëmtua nga gurët.
Ndërkohë sot policia e Vlorës arrestoi Erald Breganakun, drejtuesin teknik të gurores në Vlorë, ku humbi jetën 24-vjeçari.
“Në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në fshatin Brataj, ku gjatë punës në gurore, humbi jetën pasi dyshohet se gjatë punimeve me skrep u dëmtua nga gurët, shtetasi J. V., 24 vjeç, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Selenicë kanë arrestuar shtetasin: E. B., 34 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë drejtues teknik i gurores në fshatin Brataj, pasi dyshohet se nuk ka marrë masat për zbatimin e rregullave të mbrojtjes në punë, në këtë gurore”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtje në punë”.