Personi që shihni në foto është autori i ngjarjes tronditëse të ndodhur pak më parë në zonën e Paskuqanit, në Tiranë.
Ramazan Hurda, i vënë tashmë në kërkim nga policia, pas tensioneve me familjen e ish-bashkëshortes, qëlloi me kallashnikov për vdekje dy persona dhe plagosur rëndë 3 të tjerë.
Sipas informacioneve, autori u ka prerë rrugën familjarëve të ish-gruas dhe ka qëlluar me armë mbi ta.
Pas krimit, ai është larguar menjëherë me makinë tip “Benz” nga vendngjarja.
Ai ka vrarë ish-bashkëshorten shtatzënë dhe një grua tjetër. Të plagosur kanë mbetur nëna e ish-gruas dhe kunata.
Mësohet se çifti ishin prindër të dy fëmijëve të mitur dhe kanë jetuar në Gjermani. Një nga familjarët tha se janë divorcuar para shtatë muajsh.
Ndërsa Hurda raportohet se kishte vetëm tre ditë që kishtë dalë nga burgu e menjëherë pas lirimit ka kryer një tjetër atentat makabre drejtë familjes së ish-gruas së tij.