Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj, çifti i së njëjtës gjini, kurorëzuan në një ceremoni simbolike të veshura me fustane nusërie, në tarracën e bashkisë së Tiranës mbrëmjen e 19 majit.
Kurorëzimi i tyre u bë nga dy pastorë britanikë, ndërsa në ceremoninë private ishin edhe vajzat e tyre 3-vjeçare, binjaket që erdhën në jetë me metodën invitro.
Megjithëse ligji shqiptar nuk lejon martesat të së njëjtës gjini, 2 partneret Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj dorëzuan në gjendje civile kërkesën për t’u celebruar në martesë, pas 14 vitesh të dashuruara.
Mësohet se gjendja Civile ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë lidhje martese mes dy vajzave të së njëjtës gjini.
Për sa i përket marrjes së tarracës për ceremoninë e martesës, Alba Ahmeti tha se aplikuan fillimisht me emër të Edlirës dhe u pranuam (dmth nuk kanë dhënë detaje se cfarë dasme do të jetë). Gjithsesi ata pretendojnë se gjithsecili taksa pagues ka të drejtë të përdore tarracën e bashkisë.
Lidhur me këtë ngjarje, ka reaguar sot Dom Mark Pashkja Zëdhënës i Kishës Katolike të Shqipërisë. Përmes një deklarate Kisha Katolike në Shqipëri sqaron të gjithë besimtarët dhe mbarë opinionin publik që:
a) Bazuar në Doktrinën, Traditën dhe Magjisterin e Kishës, martesa mes personave të së njëjtës gjini është e papranueshme dhe kategorikisht e ndaluar.
b) Lejimi dhe publikimi i ceremonive të tilla në institucionet shtetërore janë të papranueshme për sa kohë martesat mes të njëjtës gjini nuk janë të aprovuara me ligj në vendin tonë.
c) Personi në foto edhe pse paraqitet nga ana e jashtme me veshjen e një kleriku katolik, nuk ka asnjë lidhje me Kishën katolike dhe nuk përfaqëson asgjë tonën.