Kur kanë mbetur më pak se dy javë që na ndajnë me finale e madhe, banorët e shtëpisë më të ndjekur në vend me sa duket nuk rrijnë dot shkaktuar konfuzime.
Tek sa qëndronin në salon Dea Mishel ka pyetur Luizin nëse ai dhe Efi janë ende në lojë së bashku, e përgjigja e këngëtarit i vendosi në dyshim banorët.
Luizi: Ku e di ti që s’jemi ndarë kurrë?
Dea: Sepse keni thënë shumë gjëra të shëmtuara për njeri tjetrin, ti the ajo këtu brenda s’ka bërë asgjë, nuk ka dhënë asgjë. Këto gjëra nuk do i thoja kurrë për një shokun tim.
Luizi: Këto janë mendime, nuk janë gjera të shëmtuara.
Nita: Dea , ka qënë e planifikuar nga ata, janë marrë vesh me njëri tjetrin. Ka qënë naiviteti ynë që i kemi besuar Efit.
Luizi: Ju kam vënë para një përgjegjësie, duke e ditur që nuk do e pranonit, ju thashë injorojeni, ose do dilni pa karakter, kjo fjala ju vrau, dhe i’u bashkoi më shumë, gjë që mua më leverdiste dhe atë e çonte në finale.