fbpx
E premte, 6 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Krizë tek fasoneritë, mbeten të papunë 1300 qytetarë deri në fund të janarit

Tirana Press by Tirana Press
15/01/24 - 12:58
in Ekonomi
A A
Krizë tek fasoneritë, mbeten të papunë 1300 qytetarë deri në fund të janarit
8
VIEWS

Sektori i fasonerisë është ngritur në protest për shkak të krizës në këtë sector. Sipas përfaqësuesve të sektorit, ccdo ditë regjistrohen 1300 të papunë për shkak të falimentimit të këtij biznesi. Në total janë 75 mijë persona të punësuar që për shkak të krizës rrezikojnë që të dalin në rrugë.

Biznesmenë të këtij sektori dhe përfaqësues të punëtorëve janë mbledhur në Krujë për të diskutuar mbi situatën dhe hapat që do të ndërmarrin në bashkëpunim me sindikatat e punonjësve.

“Protesta kombëtare është kërkuar nga vetë punonjësit pasi po humbasin vendet e punës. Po flasim për sektorin manifakturë të veshjeve e këpucëve që ka mbi 75 mijë të punësuar e që ndodhet në krizën më të keqe. Bizneset kanë mungesë likujditeti dhe pamundësi për të paguar detyrimet që rrjedhin nga aktiviteti i tyre. Kursi i këmbimit e rritja e kostove, si dhe më së shumti indiferenca nga ana e qeverisë për t’u ulur në tryezë për të parë nga afër se si mund të amortizohet kjo humbje e bizneseve. Më kryesorja është impakti social. Në Krujë ku nuk ka aktivitete të tjera ekonomike ku do të shkojnë këta punonjës nëse dalin nga sistemi i punës”, tha sipërmarrësi, Edvin Prençe.

Lexo mëShumë

Rishikohet për herë të dytë buxheti 2024, u rritën 27 mld lekë të ardhurat

Shteti nuk paguan shtetin/ Borxhi që entet publike i kanë njëra-tjetrës arrin në 1.7 mld euro

Pasojat e krizës janë ndjerë në këtë fillim viti me mbylljen e vendeve të punës në disa subjekte dhe mosmarrje pagash në kohë për disa të tjera.

“Flasim për një pandemi, vetëm në 48 orët e fundit 1100 vende pune të humbura, kryesisht gra, nëna. Nëse bllokohet ky sektor do kenë problematika që nga banka, transporti, lëndët e para etj”, shtoi ai.

Fasonët tregojnë se po përballen me problematika të shumta, ndërsa kërkojnë mbështetjen e qeverisë si një domosdoshmëri.

“Kam marrë kredi për këtë investim që është bashkëkohor dhe i përshtatet kërkesës së klientit. Ne kërkojmë që shteti të na bëjë bilancin e vitit të kaluar dhe të na shohë të ardhurat e sa mund t’i japim punëtorëve. A mundet ta përballojmë a jo? Po shkojmë drejt mbylljes. Nuk mund ta shtyjmë, veç 3-5 muaj”, tha sipërmarrësi Muharrem Hoçja.

“Është radha e shtetit që si një ortak i mirë që është të na ndihmojë tani që kemi nevojë. Biznesi ka nevojë tani. Përndryshe hajde t’i mbyllim e t’i dërgojmë të gjithë punëtorët në shtëpi. Çmimet që ne i japim porositësve me kostot e larta që përballojmë nuk i pranojnë”, tha një tjetër sipërmarrës.

“Këtë problemin tonë para një viti e pati ekonomia kineze dhe shteti atje subvencionoi pagat e punonjësve pasi kjo do të jepte efekt zinxhir. Jemi detyruar me o ta mbyllim, o të largohemi diku tjetër”, u shpreh një tjetër.

Ky sektor kërkon lehtësira fiskale dhe subvencionim përmes zbatimit të një plani kundër papunësisë dhe varfërisë.

Tags: biznesefasonerikrizepapunesi

Artikuj të Ndërlidhur

Rishikohet për herë të dytë buxheti 2024, u rritën 27 mld lekë të ardhurat
Ekonomi

Rishikohet për herë të dytë buxheti 2024, u rritën 27 mld lekë të ardhurat

28/08/24 - 12:30
6
Shteti nuk paguan shtetin/ Borxhi që entet publike i kanë njëra-tjetrës arrin në 1.7 mld euro
Ekonomi

Shteti nuk paguan shtetin/ Borxhi që entet publike i kanë njëra-tjetrës arrin në 1.7 mld euro

26/08/24 - 08:21
21
Si të sigurohen pensionet në Gjermani?
Ekonomi

Ja kategoria e pensionistëve që do të marrë më shumë para pas tetorit

21/08/24 - 09:30
18
Qeveria “hap thesin”, parashikon fondin 2.2 mld lekë për pensionet, ndryshon rregulli për indeksim
Ekonomi

Eksperti i ekonomisë zbardh skemën, si mund të rriten pensionet me 100 mijë lekë më shumë vetëm me dy mënyra

10/08/24 - 09:31
4
Next Post
OpenAI sjell GPT Store! Ja çfarë mund të bëni aty…

OpenAI sjell GPT Store! Ja çfarë mund të bëni aty…

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.