Është zhvilluar sot seanca gjyqësore ndaj Xhevit Sinanit i cili me gjak ftohtësi vrau gruan dhe më pas të vëllanë.
Siç shihet dhe në foto, është shfaqur i qetë brenda kafazit të xhamit.
Kujtojmë se 80- vjeçari kreu krimin makabër duke vrarë me sëpatë bashkëshorten Zeqine Sinani dhe vëllain Shaqir Sinani nën preteksin se i ngacmonte gruan.
Për autorin është caktuar masa e sigurisë arrestit me burg, pasi ka dhënë dëshmi kontradiktore për policinë.
Nga verifikimet mjekësore thuhet se i moshuari vuan nga probleme të shëndetit mendor.