Ekzekutimi makabre i ditës së djeshme, dora e ftohtë e Dan Hitrës mori tri jetë të pafajshme dhe plagosi tre të tjera në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Duke u regjistruar si dita më e zezë për gratë në vend nga 30 vitet e fundit. 3 ngjarje me të njëjtin autor vrasjesh seri, Dan Hutra i dënuar më parë në vitin 2007 për vrasjen e gruas së parë.
Ditën e djeshme në orën 12:30 ka ndodhur vrasja e parë në Kudër Kamëz ku më pas është larguar në endin ku kreu pamëshirshëm makabritetin. Edhe I sapo liruar nga burgu, hakmarrja që e kishte brejtur e akumuluar ndër vite shpërtheu ditën e djeshme.
Thuhet se autori shkoi në oborrin e shtëpisë së bashkëjetueses së dytë ku vrau të motrën e saj, Mevlute Hysa, 30 vjeç dhe të fejuarën e vëllait të ish-gruas, Hasime Dafku, 30 vjeç.
Gjithashtu la të plagosur nënën e bashkëjetueses, Kujtime Hysën dhe gruan e tij Elena Hysa.
Burime bëjnë të ditur se çifti ishin martuar me shkuesi 8 muaj më parë de tensionet e dhuna e ka shoqëruar martën e tyre prej kohësh.
Hutra cilësohet si një person me rekorde kriminale me një shkuar të errët, ku në vitin 2007 ka vrarë gruan e tij të parë në Kukës, Dafina Havalja, asokohe vetëm 25 vjeç.
Por përpara kësaj vrasje raportohet se autori është dënuar me 3 vite heqje lirie pas tentativës së përdhunim nda nënës dhe kunatës së tij, ku kreu vetëm tre vite burg.
U rikthye pas hekurave pas vrasjes së gruas së parë ku pranoi fajësinë, duke deklaruar se e kishte goditur me thikë pas grindjeve, veprim të cilin e konsideron në pa vetëdije.
Por jo larg vendit të krimit në Kodër Kamëz, kreu një tjetër vrasje atë të Elteva Kurtit, e motra e Vladimit Kurtit i cili vuan dënimin për vrasjen e biznesmenit Agim Buci dhe plagosjen e gruas së tij, në tentativë për vjedhje në dyqanin e tyre.
Në një rrëfim për mediat, i vëllai i viktimës dyshon se “autor i ngjarjes është Dan Hutra pasi në burg nuk kanë munguar konfliktet me njëri tjetrin, duke e përshkruar Hutës si një person agresiv dhe ka tentuar të paguaj të tjerë persona për të kryes vrasjen e tij dhe të motrës por nuk kanë pranuar”.
Por përpara se të kryente vrasjet makabre, dyshohet se është bërë autor i një plagosje në zonën e Astirit duke lënduar të dashurën e tij. Burime të uniformave blu shprehen se e reja Marjana Grakuqi është plagosur me thikë në dorë, ku I ka kërkuar një shumë të konsiderueshme parash dhe më pas është larguar.
Kujtojmë se autori i vrasjeve seri është kapur mbrëmjen e djeshme 6 orë pas shpalljes në kërkim nga policia ku u gjend në zonën e landfillit të Sharrës.