fbpx
E diel, 22 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Kontratat publike, 19 biznese u përjashtuan nga tenderat në 2023

Tirana Press by Tirana Press
15/03/24 - 09:47
in Aktualitet
A A
Kontratat publike, 19 biznese u përjashtuan nga tenderat në 2023
4
VIEWS

Vitin e shkuar, 19 subjekte janë përjashtuar nga e drejta për të përfituar kontrata publike.

Agjencia e Prokurimit Publik (APP) bëri të ditur se shkaku kryesor për këtë vendim ka qenë mospërmbushja e detyrimeve kontraktuale ndërkohë që në vend të dytë keqinformimi në dokumentacion. Agjencia nuk i bëri publike emrat e kompanive të përjashtuara.

“Lidhur me vendimet e përjashtimit (19 të tilla), rezulton se nga këta: 7 operatorë ekonomikë, janë përjashtuar nga e drejta për të fituar kontrata publike për shkak të keqinformimit dhe paraqitjes në tender të dokumenteve, që përmbajnë të dhëna të rreme ; 1 operator ekonomik në zbatim të vendimit të dhënë nga gjykata; 12 operatorë ekonomikë janë përjashtuar për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve kontraktuale” thuhet në raportin vjetor të APP.

Lexo mëShumë

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Po ktheheshin nga dasma, makina me 5 pasagjerë përplaset me smart-in në aksin Berat-Lushnjë

Por teksa për këtë grup është marrë vendimi, për një pjesë tjetër është vendosur ose pezullim për përjashtimin ose mospërjashtim. Kështu sipas raportit është marrë vendimi për mospërjashtimin nga e drejta për të fituar kontrata publike për 3 operatorë ekonomikë. Për katër të tjerë është marrë vendim për pezullim të procesit të nisur për përjashtim nga e drejta për të fituar kontrata publike për shkak të procesit gjyqësor dhe për katër të tjerë vijon procesi i procedimit administrativ. Numri i denoncimeve apo çështjeve të ngritura për përjashtim të operatorëve nga kontratat publike ka qenë më i lartë por nga ana e APP jo në të gjitha rastet është parë e arsyeshme të niset procedim administrativ.

“Nga 60 kërkesat/informacionet e administruara, rezulton se: ka nisur procedimi administrativ për 30 operatorë ekonomikë; 29 kërkesa, kanë qenë të paplota në argumente ligjorë dhe prova dokumentare, ose pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se nuk kanë qenë kushtet e parashikuara nga dispozitat ligjore për nisjen e procedimit administrativ nga APP; 1 kërkesë është në proces shqyrtimi” vlerëson raporti.

Në shpjegimin e saj Agjencia e Prokurimit Publik ka nënvizuar se për 30 operatorë ekonomikë, nuk ka nisur procedimin administrativ, pasi kërkesa e paraqitur nga propozuesit (operatorë ekonomikë/autoritet kontraktor) është konsideruar me dokumentacion të pamjaftueshëm dhe e paargumentuar për të filluar procedimin administrativ, apo pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se, nuk janë plotësuar kushtet për nisjen e procedimit administrativ, sipas parashikimeve të nenit 78 të LPP.

Tags: abuzimekontrata publikeprjashtohewn nga tenderattendera

Artikuj të Ndërlidhur

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat
Aktualitet

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

30/09/24 - 12:02
5
Po ktheheshin nga dasma, makina me 5 pasagjerë përplaset me smart-in në aksin Berat-Lushnjë
Aktualitet

Po ktheheshin nga dasma, makina me 5 pasagjerë përplaset me smart-in në aksin Berat-Lushnjë

30/09/24 - 08:34
7
Tiranë, 24-vjeçari dhu*on bashkëjetuesen, ajo tenton vetëvrasjen duke u hedhur nga kati i dytë i banesës
Aktualitet

Tiranë, 24-vjeçari dhu*on bashkëjetuesen, ajo tenton vetëvrasjen duke u hedhur nga kati i dytë i banesës

31/08/24 - 11:18
9
Konfirmohen edhe 3 raste të reja me virusin ‘Ethet e Nilit’ në Elbasan
Shqipëria

Konfirmohen edhe 3 raste të reja me virusin ‘Ethet e Nilit’ në Elbasan

31/08/24 - 08:59
7
Next Post
Shtohet numri i sëmundjeve në vend, Sazan Guri: Shqiptarit i është bllokuar truri nga ndotja!

Shtohet numri i sëmundjeve në vend, Sazan Guri: Shqiptarit i është bllokuar truri nga ndotja!

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.