Moderatorja Kiara Tito menjëherë pas daljes nga Reality Show Big Brother ka marrë përsipër të menaxhojë instagramin e Luizit duke krijuar një account të ri pak ditë para përfundimit të garës.
Kiara dhe miqtë e këngëtarit e kanë ndërmarrë këtë hap të rëndësishëm pas sulmeve të një pas njëshme që ju bënë instagramit të tij që fillimisht e menaxhonte shoqja e tij Jurgena e më pas e motra Ina Ejlli.
Përmes një story në Instagram partnerja e këngëtarit ka bërë me dije se po e menaxhon vetë profilin e të dashurit të saj.
Ndër të tjera ajo shkruan:
“ Të dashur mbështetjen e Luizit që nga dita e parë, ju njoftojmë se ky është i VETMI Instagram zyrtar i Luizit. Sic edhe mund ta keni ndjekur, Luizi ka kërkuar që Instagrami i tij të menaxhohet nga Kiara, për një kohë ai është ende në shtëpinë e Big Brother, edhe kështu do të ndodhë. Faleminderit për të gjithë tregojnë deri më tani!
Me Luizin fitues!