Këngëtarja e famshme Rita Ora, më në fund ka konfirmuar martesën me të dashurin e saj Taika Waititi, duke e përshkruar dasmën si ditën më të veçantë dhe perfekte për të.
Në një intervistë në “Heart Radio Breakfast” mbi promovimin e e kengës së saj më të fundit “You Only Love Me”, këngëtarja tha :Po jam e martuar. Unë jam zyrtarisht jashtë tregut. Zgjodha ta mbaja më private dhe ta mbaja më shumë për vete, por në videon time të re po luaj në atë që mund të kishte qenë.
Rita zbuloj se ajo nuk ka vendosur ende nëse do të marrë mbiemrin e bashkëshortit të saj: Patjetër që kam menduar të marr mbiemrin e tij, por kam punuar shumë për të bërë të famshëm emrin Rita Ora. Nuk e di… Nuk e kam vendosur ende.
Ajo tregon me mjaft entuzjazëm ditën e dasmës së saj dhe për të ishte thjesht perfekte.
Kur dolën thashethemet është ajo, apo jo? Doja të luaja një lojë. Doja të bëja një dasmë që nuk shkoi sipas planit… kjo nuk do të thotë se kështu ndodhi në të vërtetë. Ishte perfekte. Ishte pikërisht ashtu siç doja unë. Ishte e bukur dhe perfekte. Është mirë t’i mbaj disa gjëra vetëm për vete. Më falni që nuk është aq interesante. Një ditë do të bëj një festë të madhe.