Në një postim në TikTok, Perry flet se si ajo dikur humbi një mundësi për të punuar me Elish dhe u pendua.
Ai moment erdhi menjëherë pasi kënga debutuese e Eilish në vitin 2016 “Ocean Eyes” filloi të ngjitej në top lista. Pasi këndoi para një turme të vogël, Perry bëri një intervitë të vogël me pyetje dhe përgjigje.
Gjatë intervistës Perry tha: “Kam marrë një email nga një bashkëpunëtor që thoshte, ‘Shikojeni këtë artiste të re. Do të doja të punonim me të”. Në mesazh ishte një këngë e quajtur “Ocean Eyes”. Ajo ishte thjesht një vajzë e re bjonde. Unë thuajse menjëherë thashë ‘e mërzitshme’, duke e përjashtuar atë”.
Vajza bionde ishte Eilish, e cila që atëherë ka pasur shumë ngjyra të ndryshme flokësh. Perry tani pranon se ky ishte një “gabim i madh, gabim i madh”.