Në Elbasan është arrestuar një 23-vjeçar i shpallur në kërkim për kanosje.
Ai dyshohet ka kanosur pronarin e një mobilierie për dhënien e 4000 eurove, në bashkëpunim me një 55-vjeçar, cili u arrestua 5 ditë më parë, teksa merrte shumën e parave në mobilierinë e 50-vjeçarit.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Mobilieri”.