Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje është ekstraduar nga Italia në vendin tonë. 38-vjeçari E. H., në vitin 2019 ka kanosur një vajzë që t’i dërgonte video intime.
33-vjeçari, duke u prezantuar si një shtetas tjetër, kanosi një shtetase, në vitin 2019, që t’i dërgonte video intime”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Itali, me qëllim finalizimin e procedurave për ekstradimin e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht, u ekstradua në Shqipëri, shtetasi shqiptar i arrestuar në Itali, E. H., 33 vjeç”, njofton policia.
Drejtoria e Interpol Tiranës e kishte shpallur 33-vjeçarin në kërkim ndërkombëtar, sepse më datë 19.07.2023, i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Përndjekja”.