Ky Big Brother do të mbahet mend gjatë, jo vetëm prej lojës e dinamikave të Luizit dhe Oltës, por edhe nga pjesëmarrja e disa personazheve që ishin shkëputur prej vitesh nga ekrani.
Një ndër to është edhe hyrja e aktorit të humorit Elvis Pupa, i cili duket se e ka shijuar në maksimum këtë eksperiencë dhe mendon se ka ardhur momenti që ai ta braktisë shtëpinë më të famshme në vend.
Në një bisedë me banorët, Visi është shprehur se do të largohet nga shtëpia të dielën.
Ai ka thënë se nuk ka asgjë personale me banorët në shtëpi, por nuk përshtatet dot më me këtë lojë.