Është finalizuar faza e katërt e operacionin të koduar “SMUGGLING”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.
Ekzekutohet vendimi i masës së sigurisë nga Gjykata Dibër, arrest me burg për 2 shtetasit për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, nga Shqipëria drejt vendeve të BE-së.
Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal dhe kapjen e atyre të shpallur në kërkim.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.