Qytetarët shqiptarë që ndodhen në aeroportin e Stambollit nuk po udhëtojnë dot për në Shqipëri, për shkak se linja eajrore ‘Air Albania’ ka shtyrë disa herë fluturimet.
Të shumëta kanë qenë mesazhet e qytetarëve që kanë mbetur të bllokuar prej mbrëmjes së djeshme, dhe deri në orën 08:30 të mëngjesit të kësaj të diele fluturimi është anuluar tre herë.
“Te kene turp. Vajza eshte ne Stamboll, avioni qe ishte mbr. I kane thene ka falimentuar air albania dhe nuk i kane dhene asnje zgjidhje, i lane tere naten ne aeroport. Ishte per tu nisur mbreme ne oren 11 e cerek. Mbreme i thane ka vonese do niseni ne 8.30 te mengjesit dhe tani vetem po zihen dhe asnje nuk jep pergjigje. Ka shume pasagjere”, shkruan një qytetar.
Më shumë se 200 pasagjerë kanë mbetur të bllokuar në Turqi, teksa nga ana e kompanisë nuk ka pasur asnjë reagim. Shqetësuese është situata dhe në aeroportin e Rinasit, ku qytetarëve u janë anuluar fluturimet.