Mbrëmë ishte nata e fundit për përzgjedhjen e finalistit të fundit nga publiku, pra finalistin e katërt të Big Brother Vip që të vazhdonte të konkurronte për finalen e madhe.
Si çdo prime edhe mbrëmë nuk munguan surprizat, debatet, batutat dhe humori. Mbrëmë nisi ndryshe programi ku fillimisht kishin marrë dy opinionistë të rinj ku më pas erdhën opinionistët Zhaklin Lekatari dhe Arbër Hajdari.
Opinionistët e rinj imitonin fjalët e opinionistëve të vërtetë, ku mes tyre kishte humor dhe batuta. Për banorët ishte surprizë pasi nuk i shfaqën në kamera, por vetëm zërin u dëgjonin dhe kuptuan që nuk ishin Zhaklina dhe Arbri.
Debate kishte mes Deas dhe Nitës ku Dea hiperbolizo ngjarjet e saj dhe i thotë që është bërë shumë ngacmuese. Gjithashtu kishte edhe mes Nitës dhe Kristit, ku debatojnë mes arritjes në Big Brother dhe Kristi prek Nitën me fjalët që i thotë.
Debate kishte mes Qetësorit dhe Efit, i cili Qetësori i thotë “qepe gojën” sepse nuk do ta kesh Nitën në finale dhe kundërshtare.
Luiz Ejllit i erdhi nëna për vizitë dhe ishte një ndër surprizat më të bukura që kishte marrë për 126 ditë dhe emocionet mes tyre ishin të forta.
Finalisti i katërt që u përzgjodh nga publiku ishte Krist Aliaj dhe dy banorëve të tjerë që ishin në televotim Qetësori dhe Nita Latifi. Ata nuk mundën të ishin të përzgjedhurit e publikut dhe finalistët e Big Brother Vip
Nata e finalistëve u mbyll ndryshe me muzikë live ku do të dëfreheshin dhe kërcenin sa të dëshironin. Këngëtari live ishte Federik Ndroci një nga miqtë e Luizit.