Instituti i Shëndetit Publik ka ngritur ditën e sotme alarmin për pasojat e rënda që ka konsumimi lëndës narkotike, marihuanë, tek adoleshenetët.
Përdorimi i marijuanës është e lidhur me një sërë problemesh të shëndetit mendor, si depresioni dhe ankthi social. Njerëzit që përdorin marijuanë kanë më shumë gjasa të zhvillojnë psikozë të përkohshme, duke mos ditur se çfarë është e vërtetë, halucinacione dhe paranojë si dhe çrregullime mendore afatgjata, – përfshirë skizofreninë (një lloj sëmundje mendore ku njerëzit mund të shohin imazhe ose dëgjojnë zëra që nuk janë të pranishëm). Lidhja midis marijuanës dhe skizofrenisë është më e fortë tek personat që fillojnë ta përdorin marijuanën në moshë të hershme dhe në mënyrë të shpeshtë.”
Instituti i Shëndetit Publik vë në dukje se “truri i adoleshentëve zhvillohet në mënyrë aktive, progresive deri rreth moshës 25 vjeç. Përdorimi i marijuanës gjatë adoleshencës dhe moshës madhore mund të dëmtojë seriozisht zhvillimin e trurit.
Efektet negative të përdorimit të marijuanës tek adoleshentët përfshijnë:
Vështirësi në të menduar dhe zgjidhjen e problemeve.
Probleme me kujtesën, mungesë efektiviteti në të mësuarit.
Koordinim i reduktuar.
Vështirësi përqendrimi, të vëmendjes.
Probleme të mbarëvajtjes në shkollë dhe jetën shoqërore.”
Marijuana mund të ketë efekte të përhershme në trurin në zhvillim, kur përdorimi fillon në adoleshencë, veçanërisht tek individët që e përdorin në mënyrë sistematike dhe që abuzojnë