Antonio Leka, 36- vjeçari me banim në Lezhë, mbrëmjen e djeshme ka alarmuar uniformat blu në Lezhë, pas një tentative për vrasje.
Ka qenë telefonata e të vëllait që ka parandaluar këtë skenë krimi, duke telefonuar policinë.
Leka, i veshur me antiplumb dhe uniformë ushtarak e me armë gjahu, ndërsa në deklaratën e policisë është shprehur se ishte nisur për të vrarë politikanët në Lezhë.
Burimet e uniformave blu, bëjnë me dije se Antonio Leka është arrestuar në vitin 2005, pasi është kapur në flagrancë duke shitur dhe lëndë narkotike.
Gjithashtu, pritet të merret dhe akt ekspertiza, i gjendjes shëndetësore i 36-vjeçarit.