Mesaduket çifti i shumë përfolur i Big Brother Vip 2, Kiara dhe Luiz kanë arritur të përfliten edhe në emisione politike.
‘Dasma’ e tyre e cila bëri bujë në të gjithë Shqipërinë, nuk u la pa u përmendur as në emisionin ”Opinion’.
Në një bashkëbisedim mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe analistit Lorenc Vangjeli, ku për këtë të fundit puthja e Luizit dhe Kiarës ishte më e kollajtë se një takim mes kreut të PD dhe Alibeajt.
Me sa duke Berisha e kishte parë këtë dasëm gjithashtu, dhe duke anashkaluar pyetjen për Alibeajn ai u përcolli urimet e tij çiftit për “martesën”. Pjesë e shkëputur nga biseda:
Lorenc Vangjeli: Më kollaj u puth Luizi me Kiarën se të takohesh me Alibeajn, qoftë edhe për një përqafim që të bëheni bashkë
Sali Berisha: Tu themi të trashëgoheni dhe jetë të lumtur çiftit