Modelja me origjinë ruse Irina Shayk ka kaluar çdo parashikim të mundëshëm dhe është shfaqur edhe më e guximshme dhe më zbuluese në tapetin e kuq të Festivalit të Kanës. Modelja ka marrë gjithë vëmendjen kur është parë duke dalë nga hoteli. Shayk zgjodhi një krijim transparent Gucci për këtë rast.
Veshja e saj përfshinte të brendshme të zeza dhe një jumpsuit të tejdukshëm ndërsa i gjithë look-u u kompletua me një gjerdan mahnitës.
Më herët, 37-vjeçarja u shfaq thuajse e zhveshur, megjithatë, duke zgjedhur të vishte një ansambël të guximshëm, me fotografët që vërshuan mediat ndërkombëtare me fotot e saj.
Shayk rrëmbeu vëmëndjen në premierën në Kanë të ‘Firebrand (Le Jeu De La Reine)’ me një fund maxi me prerje të ulët dhe një top kapëse që mezi ia mbulonte gjoksin.