Indeksi i cilësisë së jetës, i përpiluar nga Numbeo, e rendit Tiranën në vendin e 75, duke lënë pas vetëm qytetin rus Novosibirsk.
Ky raport raport vlerëson cilësinë e jetën në një qytet apo shtet duke u bazuar në disa varialba si për shembull, forca e fuqisë blerëse, nivelet e ndotjes, çmimet e banesave, kostoja e jetesës, siguria, cilësia e kujdesit shëndetësor dhe kushtet klimatike.
Në vendin e parë për më shumë se një vit qëndron Den Haag, që ndodhet pranë Detit të Veriut në Hollandë. Përsa i përket rajonit, Novi Sad dhe Beogradi renditen ne vendet 57 dhe 67 për cilësinë më të mirë të jetesës dhe ndoqën nga Shkupi që është në vendin e 69. Për sa i përket vendit tonë, çmimet e larta të pronave në aeroport me të ardhurat e rendisin Tiranën në 13 vende më të shtrenjta nga 72 qytete. Kujdesi shëndetësor është një tjetër faktor negativ, duke e renditur kryeqytetin të fundit në Europë. Ky indeks llogarit ndër të tjera shpejtësinë e kryerjen e ekzaminimeve, pajisjet moderne për diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve.
Tirana konsiderohet si një nga vendet më me shumë trafik duke u renditur pas Moskës, Londrës, Parisit etj. Shkojmë tek siguria Tirana është në mes, në vendin e 47, ndërsa më të pasigurtat në Europë konsiderohen Parisi dhe Athina. Më të sigurtat janë Haga dhe Munihu.