fbpx
E mërkurë, 4 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

I ngritën pritë me armë zjarri/ Zbardhet ngjarja kriminale në Vaun e Dejës, vëllezërit Prendi në kërkim! Kush ishin personat brenda “Audit” të blinduar

Tirana Press by Tirana Press
24/08/24 - 11:42
in Kronikë
A A
I ngritën pritë me armë zjarri/ Zbardhet ngjarja kriminale në Vaun e Dejës, vëllezërit Prendi në kërkim! Kush ishin personat brenda “Audit” të blinduar
5
VIEWS

Policia vendore e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen kriminale të ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Rranxa të njësisë Bushat në bashkinë Vau Dejës.

Policia ka shpallur në kërkim vëllezërit Prendi dhe një person tjetër si autor të dyshuar të ngjarjes, banues në fshatin Rranxa. Mendohet se njëri prej tyre ka qëlluar nga një motor me automatik kallashnikov në drejtim të mjetit të blinduar tip “Audi” ndërsa të tjerët kanë qenë në një mjet tip “BMW” që është sekuestruar nga policia.

Mjeti tip BMw është i dëmtuar edhe ai nga plumbat duke ngritur dyshime se ka patur shkëmbim zjarri. Ndërkohë është ende e paqartë se kush janë personat që ndodheshin në mjetin e blinduar të cilët pasi janë gjendur përballë kësaj prite me armë zjarri, dyshohet se janë kundërpërgjigjur.

Lexo mëShumë

Dhunuan policin edhe brenda komisariatit të Shkodrës, arrestohen dy vëllezër. Një tjetër person nën hetim

Britanikja humbi jetën në Sarandë/ Prokurorisë si mjaftojë 2 vite të mbyllë hetimet, reagon familja: Zvarritja pa kuptim!

Automjeti tip “Audi” që u qëllua ka qenë në lëvizje e sipër dhe dyshohet se personat që ndodheshin brenda po shkonin tek vëllezërit Prendi për një konflikt të dyshuar mes tyre, por janë pritur me armë zjarri.

Policia ka ushtruar kontrolle në banesën e vëllezërve Prendi në Rranxa por nuk i kanë gjetur aty dhe është bërë shpallja e tyre në kërkim. Personat e ndodhur në automjetin tip “Audi” dyshohet se janë larguar me një makinë tjetër e cila ishte në mbështetje të tyre. Policia ka mbledhur kamerat e sigurisë në zonën përreth duke bërë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar dhe sekuestrimin e automjetit tip BMw. Efektivët vijojnë punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Artikuj të Ndërlidhur

Dhunuan policin edhe brenda komisariatit të Shkodrës, arrestohen dy vëllezër. Një tjetër person nën hetim
Kronikë

Dhunuan policin edhe brenda komisariatit të Shkodrës, arrestohen dy vëllezër. Një tjetër person nën hetim

30/09/24 - 12:01
3
Britanikja humbi jetën në Sarandë/ Prokurorisë si mjaftojë 2 vite të mbyllë hetimet, reagon familja: Zvarritja pa kuptim!
Kronikë

Britanikja humbi jetën në Sarandë/ Prokurorisë si mjaftojë 2 vite të mbyllë hetimet, reagon familja: Zvarritja pa kuptim!

30/09/24 - 08:38
20
Tentoi të vrasë Durim Bamin, kush është Marklen Haka që ra në pranga në Nikël/ I dyshuar për vrasje, i mbijetoi disa atentateve
Kronikë

Tentoi të vrasë Durim Bamin, kush është Marklen Haka që ra në pranga në Nikël/ I dyshuar për vrasje, i mbijetoi disa atentateve

09/09/24 - 08:58
3
Në ’97 i vranë babanë, Elis Rroshkodoli u qëllua me 18 plumba teksa po pinte kafe
Kronikë

Në ’97 i vranë babanë, Elis Rroshkodoli u qëllua me 18 plumba teksa po pinte kafe

30/08/24 - 01:23
11
Next Post
Shqipëria nis prodhimin e armëve/ Hyn në fuqi ligji për industrinë ushtarake, uzinat transformohen, shlyhen detyrimet ndaj punonjësve

Shqipëria nis prodhimin e armëve/ Hyn në fuqi ligji për industrinë ushtarake, uzinat transformohen, shlyhen detyrimet ndaj punonjësve

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.