Është shtyrë seanca gjyqësore për të pandehurin Klodian Çalamani, i cili akuzohet për përdhunimin dhe vrasjen e 8-vjeçarit Mateo Vasiu.
Brime bëjnë me dije se shkak për shtyrjen e saj është bërë mungesa e trupës gjykuese pasi njëri prej anëtarëve nuk është paraqitur për shkak të problemeve shëndetësore.
Ndërkohë, seanca e radhës për Çalamanin është caktuar datë 30 janar në orën 10:35 të paradites.
Kujtojmë se Prokuroria e Fierit mbylli hetimet dhe çoi për gjykim, Klodian Çalamanin në qershor të 2022. Në nëntor të vitit 2021, sipas Prokurorisë Klodian Çalamani vrau dhe më pas groposi vogëlushin, Mateo Vasiu. Organi i akuzës ka provuar se përpara se ta vriste, Çalamani e ka përdhunuar 8-vjeçarin.