Me ligjin e ri mbi tatimin e të ardhurave për fashën e pagave 40 deri në 60 dhjetë mijë lekë do tu lehtësohet pesha tatimore mbi të ardhurat duke u mbajtur vetëm sigurimet shoqërore.
Ndërsa për pagat duke nis nga 50 mijë e 1 lek deri në 60 mijë lekë në muaj do të paguhet tatim mbi të ardhurat në masën 13 për qind të shumës mbi 35 mijë lekë. Për një punonjës me pagë 60 miëj lekë, taksa që duhet të paguajë tashmë është 3250 lekë në muaj.
Ndërkohë për pagat 60 – 200 mijë tatimi do jetë 13% ndërsa më shumë se 200 mijë lekë do jetë me 23%. Sipas raportimti të ekspertëve fatkeqësisht për sistemin fiskal në përgjithësi heqja e një tjetër kategorie nga baza tatimore është një lajm i keq për to.
Nga raporimi i bërë nga Eduart Gjokutaj duke rritur pragun kjo ka më shumë qasje që nuk i shërben barazisë tatimore për arsye se çdo heqje e tatimit apo përjashtim i tatimit ngarkohet në një kategori tjetër,.
Gjithashtu kemi parë ligje të tilla si taksimi i dypunësimit apo taksimi mbi profesionistët e lirë, dhe shtrihen kryesisht mbi punën. Ndaj çelësi i suksesit është zgjerimi i bazës tatimore, në momentin që tatimi progresiv shtrihet kryesisht mbi punën dhe jo mbi tatim fitimin.
Vetvetiu quhet i mangët dhe ka ngushtuar në përgjithësi bazën tatimore tha Gjokutaj. Në raport me vendet e tjera Shqipëria mbetet një nga vendet me mbledhjen më të ulët të taksave krahasuar me PBB. Mbetet e parafundit në rajon për shkak të boshllëqeve tatimore duke arritur vlerën 26%.
Nga ana tjetër thotë se kultura fiskale është një faktor dhe faktori i tjetër, vendimet e nxituara, gjithashtu edhe mënyra se si punohet me biznesin duke qenë jo palë e tij por vetëm duke ua diktuar vendimet bien në këtë lloj humbje.
Gjithashtu futim këtu edhe përjashtimet fiskale na bëjnë të jemi tregues të tillë duke mbledhur taksa në në nivelin e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, sërish nuk e arrijmë dot nivelin e duhur. Tatimi mbi pagat fillon që në datën 1 qershor.
Prandaj me hyrjen në fuqi të këtij ligji do përmirësohet niveli i mbledhjes së taksave. Në këtë mënyrë përsa i përket politikës së pagave, qeveria do të subvencionojë edhe bizneset e manifakturës, bujqësisë dhe peshkimit për rritjen e kostos së pagave minimale.