Joyce Abongo 22- vjeçarja keniane pas një oferte punësimi është larguar nga vendi origjinës, Kenia, në shkurt të vitit 2022 dhe ka ardhur në Shqipëri si e rekrutuar punonte në kazinon “Arena” pranë “Air Albania” së bashku me mikeshat e saja.
Nga të dhënat e sistemit TIMS, rezulton se Yoyce ka ardhur në Shqipëri në 22 Shkurt të vitit 2022.
Fillimisht ka punuar në një kazino tek “Plaza”, asokohe ndante dhomën e banimin në një rezidencë në zonën e ‘Ali Demit’ me një tjetër kolege ganeze e cila e keqtrajtonte e për këtë shkak ka treguar shqetësimin në punë që të merreshin masa pasi ishte kthyer në një problem shqetësues.
Këto të fundit jo vetëm që i ndryshuan ambientet e banesës, por edhe të punës. Është zhvendosur më pas me punësim në një tjetër kazino tek stadiumi “Air Albania” dhe banim në rezidencën “Flower Residence”, aty ku ndodhi dhe ngjarja makabre.
Nata e 13 gushtit 2022, ishte fatale për të renë pasi është dhunuar barbarisht nga persona të pa identifikuar. Nga dëshmitë okulare pranë rezidencës ku ato banonin, thuhet se kanë dëgjuar të briturat e vajzës teksa kërkonte ndihmë dhe kanë parë që është dhunuar brutalisht duke marr lëndime të rënda në trup.
Më 14 gusht 2022 ishin shoqet e saj që bënë denoncimin në polici për zhdukjen e Joyce. Ajo u gjet në gjendje të rëndë poshtë banesës së saj, “Flower Residence” në rrugën “Pandeli Evangjeli”.
E ëma në intervistat e dhëna në Shqipëri është shprehur se vajza përndiqej nga një shofer i cili vazhdimisht i kërkonte të krijonin raporte intime (ish- i dashuri Rodi B. ) apo diçka dyshuese që mund të ketë parë Xhoi në ambientet e kazinosë. Kazino, pasi janë dhe ambiente ku nuk frekuentohen nga masa e popullsisë.
22- vjeçarja u shtrua në spitalin e Traumës në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Rasti u bë publik nga e ëma e saj, e cila u njoftua nga punëdhënësi i Joyce se vajza ishte shtruar në spital.
Pas 7 muajve qëndrim në spitalin e Traumës dhe pas zhvendosjes nga ana e mamasë së saj në një tjetër spital në Kenia, 22-vjeçarja ka humbur jetën pasi nuk ka mundur dot të shpëtojë dëmtimeve të rënda të marra në trup.