– Janë përshkallëzuar tensionet në protestën para bashkisë së Tiranës. Protestuesit kanë hedhur disa herë bomba me molotov drejt godinës së insitucionit. Siç shihet edhe në foto, tymi ka mbuluar pjesën hyrëse të bashkisë.
Dera kryesore e bashkisë është “blinduar”, duke u vendosur disa përforcues, nëse protestuesit tentojnë që të hyjnë brenda.
Ashtu si në protestat e kaluara, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, pas skandalit të korrupsionit me kompaninë 5D dhe arrestimit të drejtorëve dhe ish-drejtorëve të bashkisë.