fbpx
E diel, 8 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

‘Habi se si shqiptarët kanë arritur në këtë gjendje’/ Flasin banorët e Gostivarit për të riun që do sulmonte Taylor Swift

Tirana Press by Tirana Press
10/08/24 - 08:42
in Aktualitet
A A
‘Habi se si shqiptarët kanë arritur në këtë gjendje’/ Flasin banorët e Gostivarit për të riun që do sulmonte Taylor Swift
4
VIEWS

Banorë të një lagjeje pranë Gostivarit, prej nga ka origjinën familja 19-vjeçarit Beran Aliji, i dyshuar për planifikim e një sulmi terrorist në Vjenë të Austrisë, e rastin, ndërsa të afërm të tij prapa kamerave shprehen të tronditur.

Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës nga Gostivari, ekspertë të çështjeve të sigurisë fajësojnë klerin fetar mysliman për indokrtinimin e të rinjve nga rajoni. Kjo është lagja Pitarnicë në dalje të Gostivarit në drejtim të fshatit Çajlë.

Banorët thonë se këtu është shëpia e familjes Aliji që ka emigruar në Austri, siç bëjnë shumë banorë të tjerë në kërkim të një jete më të mirë. Për rastin e Beran Alijit banorët e këtushëm nuk kanë dëshirë të flasin dhe pothuajse nuk e njohin meqë është lindur dhe rritur në Austri.

Lexo mëShumë

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Po ktheheshin nga dasma, makina me 5 pasagjerë përplaset me smart-in në aksin Berat-Lushnjë

Kushërinjtë e të dyshuarit shprehen me keqardhje për atë që ka ndodhur prapa kamerës sepse nuk duan të flasin publikisht.

Banorë të tjerë, siç është Muzafer Selmani, e kanë të vështirë ta besojnë se si një djalë i ri me origjinë nga ky rreth mund të përgatisë një akt terrorist, për çka akuzohet nga autoritetet austriake:

“Më vjen habi se si një fëmijë… më erdhi habi se si shqiptarët apo myslimanët kanë arritur në një gjendje të bëjnë terrorizëm… Ne shkojmë për një kafshatë buke atje të punojmë e jetojmë. Nuk më besohet… ne jemi të mësuar dhe përherë na kanë ngarkuar me sherre”, thotë Selmani.Të rinjë që kalojnë kohën në një kafene të lagjes nuk kanë dëgjuar për rastin e as nuk e njohin familjen Aliji.

“Unë për atë rast dëgjoj nga ju dhe nëse është bashkëqytetar i yni është një gjë tragjike dhe duhet familjarët të shohin se a ka pasur ai ndonjë sëmundje apo pse ka ardhurr deri tek ai rast. Ne nuk e njohim personin”, thotë Mevlan Zendeli, një ekonomist me profesion nga lagja Pitarnicë e Gostivarit.

Autoritetet komunale të Gostivarit, po ashtu nuk dëshirojnë të pronocohen lidhur me rastin, me arsyetimin se familja në fjalë nuk jeton këtu dhe se janë shtetas të Austrisë.

Sipas ekspertëve të çështjeve të sigurisë, të rinjtë shqiptarë të besimit islam nga Maqedonia e Veriut, deri para pak vitesh kanë qenë pre e rekrutimit për nevojat e Shtetit Islamik apo strukturave të tjera në Lindjen e Mesme dhe ky numër ka shkuar në disa qindra, por me miratimin e ligjit nga Parlamenti në Shkup për dënimin e shtetasve që angazhohen nëpër ushtri dhe luftëra të huaja dhe me dobësimin e Shtetit Islamik, numri i këtyre personave vlerësohet se ka rënë dukshëm.

Tags: do bente atentatflasin bashkefshataretshqiptqri

Artikuj të Ndërlidhur

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat
Aktualitet

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

30/09/24 - 12:02
5
Po ktheheshin nga dasma, makina me 5 pasagjerë përplaset me smart-in në aksin Berat-Lushnjë
Aktualitet

Po ktheheshin nga dasma, makina me 5 pasagjerë përplaset me smart-in në aksin Berat-Lushnjë

30/09/24 - 08:34
7
Tiranë, 24-vjeçari dhu*on bashkëjetuesen, ajo tenton vetëvrasjen duke u hedhur nga kati i dytë i banesës
Aktualitet

Tiranë, 24-vjeçari dhu*on bashkëjetuesen, ajo tenton vetëvrasjen duke u hedhur nga kati i dytë i banesës

31/08/24 - 11:18
9
Konfirmohen edhe 3 raste të reja me virusin ‘Ethet e Nilit’ në Elbasan
Shqipëria

Konfirmohen edhe 3 raste të reja me virusin ‘Ethet e Nilit’ në Elbasan

31/08/24 - 08:59
7
Next Post
Qeveria “hap thesin”, parashikon fondin 2.2 mld lekë për pensionet, ndryshon rregulli për indeksim

Eksperti i ekonomisë zbardh skemën, si mund të rriten pensionet me 100 mijë lekë më shumë vetëm me dy mënyra

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.