Antonela Rocuzzo, bashkëshortja e Leo Messit, festoi 35-vjetorin me disa shoqe të saj, mes të cilave edhe Daniela Semaan, gruaja e Cesc Fábregas; Elena Galera, e fejuara e Busquets dhe Mariana Balbi, kunata e Luis Suárez.
Semaan postoi në Instagram foto nga festa e ditëlindjes dhe shkroi: “Duke festuar me ty, motra ime, vite dashurie dhe kujtimesh të paharrueshme. Të uroj lumturi dhe një jetë plot gëzim sepse e meriton”.
Në festë nuk ishte i pranishëm Leo Messi, i cili ishte i grumbulluar me Paris Saint Germain për ndeshjen ndaj Marseille.