Një grua 50-vjeçare, e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, është hedhur nga ura me lartësi 12 metra në aksin Fushë Krujë-Thumanë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së premtes.
Gruaja, e identifikuar si Marjana Çoku, arriti të hipë mbi barrierat e urës dhe të hidhet. Fatmirësisht, ajo ra mbi një tendë rrushi poshtë, duke zbutur rënien dhe duke i shpëtuar jetën.
Pavarësisht se mbijetoi, Çoku pësoi fraktura dhe u transportua menjëherë drejt Spitalit të Traumës për një ndërhyrje të specializuar kirurgjikale.
Raportohet se pak para ngjarjes, Çoku ishte paraqitur në një qendër shëndetësore dhe kishte marrë një mjekim, i cili duket se nuk kishte vepruar.