fbpx
E enjte, 5 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohet 29- vjeçari, në kërkim katër persona të tjerë

Tirana Press by Tirana Press
23/02/23 - 09:00
in Kronikë
A A
Automatik dhe municione në banesë, arrestohet në flagrancë 65- vjeçari në Vlorë
2
VIEWS

Policia Vlorës ka goditur një grup kriminal duke vënë në pranga 29 vjeçarin D. K, si dhe janë shpalur në kërkim 4 persona të tjerë të cilët udhëtonin me automjetin tip ” Toyota”.

Arrestimi i tyre është bërë në lagjen “Pavarësia” dhe gjatë kontrollit policor u sekuestruan veshje (uniforma) dhe radio si të Policisë, 1 jelek antiplumb, targa automjetesh të dyshuara të vjedhura, një shumë parash, municion luftarak, dhe sende të tjera, që dyshohet se i shërbenin veprimtarisë së grupit kriminal në të cilin bënin pjesë këta shtetas.

Njoftimi: 

Lexo mëShumë

Dhunuan policin edhe brenda komisariatit të Shkodrës, arrestohen dy vëllezër. Një tjetër person nën hetim

Britanikja humbi jetën në Sarandë/ Prokurorisë si mjaftojë 2 vite të mbyllë hetimet, reagon familja: Zvarritja pa kuptim!

Vlorë/Policia, kontrolle të shtuara, bazuar në inteligjencën informative, për kapjen e personave në kërkim dhe të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit, kundërshtuan punonjësit e Policisë, vihet në pranga 1 shtetas, shpallen në kërkim 4 të tjerë, të pestë pjesëtarë të një grupi kriminal me aktivitet në fushën e krimeve kundër personit.

Sekuestrohen municion luftarak, jelek antiplumb, targa automjetesh të vjedhura, një shumë parash, veshje dhe radio si të Policisë, që u gjetën në banesën dhe në biznesin e 2 prej këtyre shtetasve.

Në lagjen “Pavarësia”, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi një automjeti tip “Toyota”, pasi kishin dyshime se me të qarkullonin shtetas me precedent kriminal që mund të mbanin sende të kundërligjshme.

Drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar dhe është larguar me shpejtësi me automjet, bashkë me pasagjerët, duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë janë vënë në ndjekje të automjetit tip “Toyota”, me qëllim identifikimin dhe kapjen e shtetasve që qarkullonin me këtë automjet.

Si rezultat i veprimeve hetimore, u bë i mundur identifikimi i këtyre shtetasve dhe me miratim të organit të procedurës u ushtruan kontrolle intensive, në ambiente të ndryshme dhe në banesat e tyre, me qëllim kapjen e këtyre shtetasve dhe sekuestrimin e sendeve të kundërligjshme, nisur dhe nga informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative se këta shtetas ishin pjesëtarë të një grupi kriminal dhe mund të fshihnin sende të kundërligjshme në banesat e tyre.

Në vijim të veprimeve u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi në flagrancë i njërit prej 5 personave që qarkullonin me automjetin tip “Toyota”, konkretisht shtetasi D. K., 29 vjeç, banues në Vlorë.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit I. H., 30 vjeç, O. K., 33 vjeç, E. H., 32 vjeç dhe K. I., 31 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit O. K. dhe në biznesin (servis automjetesh) e shtetasit D. K., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan veshje (uniforma) dhe radio si të Policisë, 1 jelek antipulmb, targa automjetesh të dyshuara të vjedhura, një shumë parash, municion luftarak, dhe sende të tjera, që dyshohet se i shërbenin veprimtarisë së grupit kriminal në të cilin bënin pjesë këta shtetas.

Vijojnë kontrollet intensive nga strukturat e DVP Vlorë, në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Tiranë dhe Fier, për lokalizimin dhe kapjen e 4 shtetasve të shpallur në kërkim.

Gjithashtu, nën drejtimin e Prokurorisë së Vlorës, vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje dhe për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Ndërlidhur

Dhunuan policin edhe brenda komisariatit të Shkodrës, arrestohen dy vëllezër. Një tjetër person nën hetim
Kronikë

Dhunuan policin edhe brenda komisariatit të Shkodrës, arrestohen dy vëllezër. Një tjetër person nën hetim

30/09/24 - 12:01
3
Britanikja humbi jetën në Sarandë/ Prokurorisë si mjaftojë 2 vite të mbyllë hetimet, reagon familja: Zvarritja pa kuptim!
Kronikë

Britanikja humbi jetën në Sarandë/ Prokurorisë si mjaftojë 2 vite të mbyllë hetimet, reagon familja: Zvarritja pa kuptim!

30/09/24 - 08:38
20
Tentoi të vrasë Durim Bamin, kush është Marklen Haka që ra në pranga në Nikël/ I dyshuar për vrasje, i mbijetoi disa atentateve
Kronikë

Tentoi të vrasë Durim Bamin, kush është Marklen Haka që ra në pranga në Nikël/ I dyshuar për vrasje, i mbijetoi disa atentateve

09/09/24 - 08:58
3
Në ’97 i vranë babanë, Elis Rroshkodoli u qëllua me 18 plumba teksa po pinte kafe
Kronikë

Në ’97 i vranë babanë, Elis Rroshkodoli u qëllua me 18 plumba teksa po pinte kafe

30/08/24 - 01:23
11
Next Post
Tentoi t’ju sigurojë kalimin me pasaporta bullgare false drejt BE, kapet 41- vjeçari anglez dhe 5 shtetas turq

'Korrupsion e shpërdorim tyre', gjykata lë në burg 6 punonjësit e Portit të Durrësit

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.