Në ujrat e bregdetit të Barit është gjetur një e moshuar shqiptare pasditën e 12 Janarit.
Burime bëjmë me dije se trupi i pajetë i përket një gruaje shqiptare, Rukije Qela, e lindur në vitin 1946 në Shqpëri dhe banuese në Cassno delle Murge.
Ditën e djeshme, një nga të afërmit e shtetasit ka denoncuar në polici për humbjen e saj.
Kanë qenë forcat speciale të rojes bregdetare dhe karabinierët të cilët kanë nisur kërkimet. Nga kontrollet e zonës, kanë mundur të nxjerrin polumbarët trupin e pajetë të 77- vjeçares.Nuk dihen shkaqet që kanë çuar deri në humbje jetë, por nuk përjashtohet as rasti i hipotezës për vetëvrasje. Ka qenë një kalimtar i rastësishëm i cili ka pikasur trupin e të moshuarës dhe ka lajmëruar menjëherë policinë.