Dy ngjarje të rënda shënojnë në Fier nga dita e djeshme, teksa janë gjetur një burrë dhe një grua të pajetë në banesat e tyre
Gruaja e moshës 59 vjeçe, e identifikuar me inicialet F.K., është gjetur e pajetë në një hangar në afërsi të banesës së saj. ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 të ditës së djesme në fshatin Kashisht të Fierit dhe mendohet se gruaja është vetëvarur.
Ndërkohë, burri i moshës 66 vjeç, i identifikuar me inicialet I.T., është gjetur i pajetë në një kasolle në afërsi të banesës së tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:55 të mbrëmjes së djeshme, në fshatin Dushk të Fierit.