Real Madrid ka ndërruar për herë të dytë brenda sezonit tapetin e stadiumit ‘’ Santiago Bernabeu’’. Ky vendim ka ardhur pas ankesave të vazhdueshme të lojtarëve , ku në krye është kapiteni Karim Benzema.
Fusha e stadiumit ku luan ndeshjet Real Madrid ka qenë në kushte të mjerueshme, për këtë arsye klubi e ndërroi më herët gjatë sezonit.
Por edhe kësaj rradhe kushtet e terrenit të lojës janë problematike. Prej disa javësht lojtarët janë ankuar tek trajneri i tyre Ançeloti.
Me sa duket klubi ua ka vënë veshin këtyre ankesave duke lënë të kuptohet se do të nisë sërish punën për rinovimin e fushës.